11.4 C
Tetovo
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024
BallinaLajmePresidenca: T’i bësh cak dhune të moshuarit është krim i dyfishtë

Presidenca: T’i bësh cak dhune të moshuarit është krim i dyfishtë

Zyra e Presidentes së Kosovës ka reaguar lodhur me rastin e dhunës ndaj një të moshuare në një strehimore në Pejë.
Presidenca ka thënë se akti i sotëm është tronditës, i papranueshëm dhe i patolerueshëm

“Dhuna është e papranueshme pavarësisht ndaj kujt drejtohet. T`i bësh cak dhune të moshuarit është krim i dyfishtë. Ata janë pjesa më e ndjeshme e shoqërisë, kontributi i tyre është themeli jonë”, thuhet në deklaratën e Zyrës së Presidencës.

Presidenca ka theksuar se mekanizmat kompetent duhet t’i forcojnë dhe mbikëqyrin kriteret e përzgjedhjes, në mënyrë që atyre që u besohet trajtimi i fëmijëve, grave dhe të moshuarve të kalojnë nëpër filtra të ashpra të rekrutimit.

“E kemi obligim ta bëjmë një shoqëri sa më humane dhe kjo përpjekje jona duhet të jetë e përditshme. Zyra e Presidentes fton organet e drejtësisë që këtë rast ta trajtojnë me prioritet ngase akte të tilla janë të patolerueshme dhe të dënueshme”, thuhet tutje në deklaratën e Presidencës.

Policia në Pejë ka konfirmuar se tri punonjëse të shtëpisë së pleqve “Orenda” janë arrestuar në lidhje me rastin e sulmit fizik ndaj të moshuarës në Pejë.rtv21.tv

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments