4.1 C
Tetovo
E martë, 4 Mars, 2025
BallinaLajmePresidenca konfirmon se Shefi i NATO’s do ta vizitojë Kosovën

Presidenca konfirmon se Shefi i NATO’s do ta vizitojë Kosovën

Presidenca e Kosovës ka konfirmuar se Shefi i NATO’s, Mark Rutte, do ta vizitojë Kosovën, shkruan.

Osmani bashkë me Komandantin e KFOR’it janë takuar sot, teksa kanë folur për koordinimin e aktiviteteve në prag të vizitës së paralajmëruar Ruttes në Kosovë, duke theksuar rëndësinë e kësaj vizite si dhe rëndësinë e rolit të NATO-s për paqe e siguri në Kosovë.

Osmani ka nënvizuar e stabiliteti në Kosovë është faktor kyç për sigurinë e të gjithë rajonit, ndaj angazhimi i përbashkët me KFOR-in dhe NATO-n mbetet thelbësor.

“Presidentja Osmani poashtu theksoi se kontinenti ynë po përballet me një situatë të ndërlikuar gjeopolitike, e cila kërkon bashkëpunim të ngushtë dhe koordinim të përhershëm me aleatët tanë. Në takim u diskutua gjithashtu për koordinimin e aktiviteteve në prag të vizitës së paralajmëruar të Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte në Kosovë, duke theksuar rëndësinë e kësaj vizite si dhe rëndësinë e rolit të NATO-s për paqe e siguri në vendin tonë”, thuhet në njoftim.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments