Bedri Hamza, kandidati i PDK-së për kryeministër, sot ka vizituar edhe rrjetin e çerdheve “Bardha” në Prishtinë.
Hamza ka premtuar subvencione nga 100 euro në muaj për çdo familje që nuk mund t’i regjistrojë fëmijët në çerdhet publike. Ai ka thënë se kështu do të lehtësohet ndjeshëm barra financiare e familjeve që detyrohen t’i regjistrojnë fëmijët në çerdhet private dhe do të mundësohet përfshirja më e madhe e grave në tregun e punës.