Prej nesër të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut, Kroacisë, Bullgarisë dhe Rumanisë për hyrje në Serbi duhet të kenë test negativ PCR i cili nuk duhet të jetë më i vjetër se 48 orë.
Ai vendim do të vlejë prej nesër, 15 gusht dhe nuk do të vlejë për shtetasit serbë të cilët vijnë nga territori i atyre vendeve, deklaroi epidemiologia Daria Kisiç Tepavçeviq pas mbledhjes së Shtabit të Krizës.
Ajo shtoi se periudha e caktuar prej 48 orë fillon të rrjedhë që nga momenti i dhënies së certifikatave nga ana e laboratorëve.
Kisiq Tepavçeviq theksoi se vendimi i tillë është sjellë në bazë të vlerësimit të gjendjes epidemiologjike, si dhe në bazë të trendit të sëmundjes nga virusi korona.- Advertisement –
Ajo deklaroi se është sjellë vendim që prej nesër të mos vlejnë restrikcionet për qytetarët e Malit të Zi sa i përket hyrjes në Serbi.
Sot Mali i Zi paralajmëroi heqjen e ndalesës për hyrje në atë vend për shtetasit serbë, ndërsa drejtori i Institutit të Shëndetit Publik të Malit të Zi, Boban Mugoça, deklaroi se kusht për hyrje në Mal të Zi, sipas gjitha gjasave do të jetë testi negativ për virus korona.