8.6 C
Tetovo
E mërkurë, 8 Janar, 2025
BallinaLajmePrej 5 vitesh në paraburgim në Hagë, Hashim Thaçi deklarohet i pafajshëm...

Prej 5 vitesh në paraburgim në Hagë, Hashim Thaçi deklarohet i pafajshëm për akuzat që lidhen me pengim të drejtësisë

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është deklaruar i pafajshëm lidhur me akuzat kundër administrimit të drejtësisë, njoftoi më 7 janar Gjykata Speciale në Hagë.Deklarimin, Thaçi e ka bërë në formë të shkruar të hënën, më 6 janar.

“Pas ftesës së gjykatëses së procedurës paraprake në konferencën për ecurinë e çështjes më 17 dhjetor, Hashim Thaçi u deklarua lidhur me fajësinë në formë të shkruar më 6 janar 2025. Ai u vetëdeklarua i pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës”, thuhet në njoftimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës, të njohura si Gjykatë Speciale, raportojne mediat ne Kosovë.

Thaçi po akuzohet për herë të dytë nga Prokuroria e Specializuar në Hagë. Zyra e Prokurorisë Speciale e ngarkon atë me vepra që lidhen me ndikimin në dëshmitarë – ndersa ai ndodhet në një proces gjyqësor për krime të pretenduara të luftës.

Më 6 dhjetor 2024, Specialja konfirmoi aktakuzë të re kundër Thaçit, ish-ministrit të Drejtësisë, Hajredin Kuçi, ish-shefit të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Bashkim Smakaj, ish-kryetarit të Malishevës, Isni Kilaj, dhe ish-pjesëtarit të UÇK-së Fadil Fazliut.

Bëhet fjalë për vepra penale që lidhen me pretendime për “të ndikuar në dëshmitë e dëshmitarëve” në rastin gjyqësor “Thaçi dhe të tjerët”.

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi kanë hyrë në vitin e pestë që ndodhen në paraburgim nën pretendimet për krime lufte.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments