-0.3 C
Tetovo
E diel, 24 Nëntor, 2024
BallinaLajmePrej 1 janari 2022 , e diela është ditë jopune në RMV...

Prej 1 janari 2022 , e diela është ditë jopune në RMV , Inspektorati i Punës iu bëri thirrje punëtorëve t’i paraqesin të gjitha shkeljet

https://infokompas.com.mk/2021/12/31/%D0%BE%D0%B4-%D1%83%D1%82%D1%80%D0%B5-%D0%BD%D0%B5%D0%B4%D0%B5%D0%BB%D0%B0-%D0%B5-%D0%BD%D0%B5%D1%80%D0%B0%D0%B1%D0%BE%D1%82%D0%B5%D0%BD-%D0%B4%D0%B5%D0%BD-%D1%82%D1%80%D1%83%D0%B4%D0%BE%D0%B2%D0%B8/

Nesër hyjnë në fuqi të gjitha ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për marrëdhënie pune me të cilat, e diela bëhet ditë jopune dhe Inspektorati Shtetëror i Punës iu bëri thirrje të gjithë punëtorëve t’i paraqesin të gjitha shkeljet në lidhje me punën të dielën. Me hyrjen në fuqi të ndryshimeve dhe plotësimeve ligjore, Inspektorati Shtetëror i Punës është në kujdestari të dielave në rajone.

Paraqitja mund të bëhet përmes faqes së internetit www.dit.gov.mk, me dorëzimin e paraqitjes në arkivat e reparteve rajonale dhe qendrën e ISHP, në numrin e telefonit 15131 apo te inspektorët kujdestar në rajone, për të cilët mund të merren më shumë informata në https://dit.gov.mk/?p=9833.

Kuvendi më 20 dhjetor miratoi Ligjin për ndryshime dhe plotësime në Ligjin për marrëdhënie pune, me çka e diela u shpall ditë jopune, që ishte njëra ndër kërkesat kryesore të Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë. Me zgjidhjen e re ligjore, e diela do të jetë ditë jopune për 92% të punëtorëve.

Ata të cilët janë të angazhuar në veprimtaritë të cilat për shkak të procesit tekniko – teknologjik nuk guxojnë të ndërpriten do të marrin më së paku 50 përqind mëditje më të lartë për punë të dielën dhe ditë të lirë që do të mund ta shfrytëzojnë në shtatë ditët e ardhshme.

Inspektorati Shtetëror i Punës kumtoi se, para se të fillojnë me punë të dielën, punëdhënësit janë të obliguar ta informojnë inspektoratin përmes një formulari të veçantë për punë të dielën.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments