6.3 C
Tetovo
E hënë, 6 Janar, 2025
BallinaEkonomiPraktikat e padrejta tregtare / Pesë anëtarë nga antimonopoli do të luftojnë...

Praktikat e padrejta tregtare / Pesë anëtarë nga antimonopoli do të luftojnë me tregtarët e pandreshëm

Komisioni për mbrojtje nga konkurrenca, i njohur si Antimonopoli, nga 1 janari i këtij viti me denoncime do të mund t’i kontrollojë marrëveshjet mes prodhuesve, furnizuesve dhe tregtarëve që të mund të zbulojë nëse ka parregullsi sipas Ligjit për ndalimin e praktikave të padrejta tregtare. Kontrollin do të duhet ta zbatojnë pesë anëtarët e Komisionit që përshkak të jofunksionalitetit të ueb faqes së Komisionit, nuk mund të shohim kush janë.“Përndryshe, Komisioni do të punojë, do të hyjë në kompanitë që t’i kontrollojë marrëveshjet me raportim dhe kështu me radhë. D.m.th. gjithçka që do të konstatohet si parregullsi do të mund edhe të sanksionohet. Dënimi është i lartë, 20 mijë euro”, tha Marjan Ristevski, zv.ministër i Ekonomisë.

Ligji u soll vitin e kaluar në mars, hyri në fuqi në shtatorë, ndërsa tre muajt deri në vitin 2025 ishin periudhë për adaptimin e prodhuesve, furnizuesve dhe tregtarëve. Nga 1 janari 2025 janë hasur 26 praktika të padrejta, mes të cilave edhe ajo me të cilën duhet të ndalohen shantazhet nga ana e tregtarëve të mëdhenj, tregtarët dominues ndaj distributorëve dhe prodhuesve të mos guxojnë t’i shesin produktet tek tregtarët më të vegjël me çmim më të ulët sesa ai që aplikohet tek lojtarët e mëdhenj. Megjithatë, qëllimi kryesor i Ligjit është që tregtarët të mos munden t’i kërkojnë zbritje prodhuesve dhe distributorëve mbi 10%.“Kështu që ajo që d.m.th. shpenzim, janë të kufizuar në 10% gjatë vitit. E gjithë ajo do të krijojë një rend në atë punë, ku paraprakisht zbritjet ishin të larta edhe deri në 25-40%. Pres që në afat më të gjatë të kemi stabilizim të çmimeve të produkteve, përkatësisht kjo të jetë në interes të blerësve final, përkatësisht qytetarëve të Maqedonisë”, shtoi Ristevski.

Sipas informacioneve që qarkullojnë në opinion si dhe me denoncime nga personat fizik dhe juridik, Komisioni për mbrojtje nga konkurrenca do të hapë hetime sipas ligjit. Denoncuesit do të duhet të sigurojnë prova se nuk respektohet ligji. Me këtë ligj janë përfshirë 2 546 prodhime sipas numrit tarifor.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments