18.7 C
Tetovo
E diel, 29 Shtator, 2024
BallinaLajmePostet e ministritë/ Menduh Thaçi tregon se çka iu ofrua atij dhe...

Postet e ministritë/ Menduh Thaçi tregon se çka iu ofrua atij dhe Frontit Evropian

Kryetari i PDSH’së në Maqedoninë e Veriut, Menduh Thaçi, ka thënë në “Pressing” të T7 se nga VMRO i është ofruar që ta marrë çfarë do posti që ai dëshiron, pas kryeministrit.

Por ai tha se ka refuzuar ketë formë dialogu, duke shtuar se Frontit i është ofruar më shumë sesa VLEN’it.

“Shumë më shumë ministri sesa VLEN’n na kanë ofru dhe mua më kanë ofru cilin post të dua në Qeveri, pas kryeministrit. Meqenëse unë kam ndërpre këtë mënyrë të bisedës. Në momentin që ata janë bindë që qëndrimi i Frontit është unik”, ka thënë Thaçi.

Menduh Thaçi ka folur edhe për pushtetin që ka marrë VLEN’i.

“VLEN e ka marrë ministrinë e ekonomisë, pa tregtinë e jashtme që është bartur në Ministrinë e Jashtme, e ka marrë ministrinë pa zehet pa energjetikën që do të shkojnë në Ministrinë e Energjetikës. Planifikimi Hapësinor është një e drejtë që i takon pushtetit lokal. Pozita e zv. Kryeministrit të parë nuk ekziston që e ka pasur Fronti përpara dhe shumë çështje tjera”, ka thënë ai. /Gazeta Express

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments