Qytetarët e Maqedonisë si dhe blerësit e Ballkanit ende preferojnë pagesë me para në dorë, ndërsa pagesat digjitale që janë rregull në BE, ende janë të kufizuara, përcjell TV21. 59% të qytetarëve të Maqedonisë kanë kartela pagesore ndërsa 43% i përdorin ato.
Megjithatë, sipas të dhënave të Bankës popullore, ka trend të vazhduar të përdorimit të rritur të kanaleve digjitale për pagesë. Transaksionet e përgjithshme me kartela në vend dhe jashtë vendit kanë rritur për 11.3% për nga numri dhe 13.6% për nga vlera.
Vlera e transaksioneve për e-tregti në vend dhe në vendet e huaja janë 522.5 milionë euro që paraqet 9.1% nga transaksionet e përgjithshme me rritje prej 7.5% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Sipas anketës nga Asociacioni për e-tregti, 72.5% nga e-tregtarët kanë theksuar se metoda kryesore e pagesës është me kesh ndërsa 82.5% janë përgjigjur se klientët e preferojnë këtë mënyrë të pagesës.