11.8 C
Tetovo
E enjte, 28 Nëntor, 2024
BallinaLajmePopullata e Maqedonisë po plaket, shkollat ​​po boshatisen

Popullata e Maqedonisë po plaket, shkollat ​​po boshatisen

Tendencat negative demografike në vendin tonë po marrin gjithnjë e më shumë vrull dhe këtë e ilustrojnë më së miri nga të dhënat e fundit nga Enti shtetëror për statistikë (ESHS) për lëvizjen e numrit të lindjeve të gjalla, strukturën e moshës së popullsisë, si dhe numrin e nxënësve në arsimin fillor, të mesëm dhe të lartë në periudhën 2009-2019″>2019, shkruan Meta.mk, transmeton Portalb.mk.

Sipas vlerësimit të popullsisë (situata më 31.12.2019″>2019), në vendin tonë ka 2,076,255 banorë, që është 7,083 persona ose 0.3 përqind më shumë sesa në vitin 2014 dhe 23.533 njerëz ose 1.1 përqind më shumë krahasuar me vitin 2009.

Për sa i përket strukturës së moshës, popullsia në Maqedoni po plaket gjithnjë e më shumë. Në periudhën 2009 deri në 2019″>2019, pjesëmarrja e popullatës së re (0-14 vjet) në numrin e përgjithshëm ka rënë nga 17.7 përqind në 16.2 përqind, ndërsa pjesëmarrja e popullsisë së vjetër (65 vjeç e më të vjetër) u rrit nga 11, 6 përqind në 14.5 përqind.

Në periudhën nga 2009 deri në vitin 2019″>2019, numri i lindjeve të gjalla është ulur për 3.839 lindje të gjalla ose për 16.2 përqind.

“Ndryshimet në strukturën e moshës së popullsisë reflektojnë mbi numrin e vdekjeve në vend.” Numri i vdekjeve ka kontribuar në rritjen e shkallës së vdekshmërisë, e cila në vitin 2019″>2019 ishte 9.8 vdekje për 1,000 (popullsi)”, thuhet në një raport të ESHS.Në dekadën e kaluar, është shënuar ulje e numrit të martesave të lidhura për 7.4 përqind, ndërsa numri i divorceve është rritur për 54.6 përqind.

Situata në fushën e arsimit nuk ndryshon varësisht nga niveli i arsimit, përkatësisht ka rënie të numrit të nxënësve në arsimin fillor dhe të mesëm si dhe të studentëve në arsimin e lartë.

“Kështu, në arsimin fillor, numri i gjeneratës që fillon arsimin fillor po zvogëlohet nga viti në vit, si dhe numri i përgjithshëm i nxënësve. Numri i nxënësve të regjistruar në arsimin fillor në vitin shkollor 2018/2019″>2019 është më i ulët për 13.1 përqind në krahasim me vitin 2008/2009. Rënie ka shënuar edhe numri i nxënësve të regjistruar në arsimin e mesëm. Numri i nxënësve të regjistruar në arsimin e mesëm, në vitin shkollor 2018/2019″>2019, në krahasim me 2008/2009, është zvogëluar për 23.6 përqind. Numri i studentëve të regjistruar në vitin 2018/2019″>2019 është ulur për 15.4 përqind krahasuar me 2008/2009”, venë në pah nga ESHS.

Ka një periudhë më të gjatë që ekspertët e fushës e venë në pah se ndër arsyet kryesore të tendencave të tilla janë emigrimi i të rinjve që largohen nga vendi për shkak të perspektivave të dobëta ekonomike, por edhe në kërkim të cilësisë më të mirë të jetës.

Këtë e ka treguar edhe sondazhi, të cilin para do kohe e ka realizuar Qendra për hulumtime dhe krijim të politikave, në të cilën shumica e të anketuarve, persona të moshës nga 15 deri në 29 vjeç janë përgjigjur që politikat ekzistuese për të mbajtur të rinjtë në vend ishin joefikase.

“Arsyeja kryesore që i motivon të rinjtë të mendojnë për emigracionin është cilësia e dobët e jetës. Megjithëse kjo është kryesisht e lidhur me kushtet materiale (papunësia më pak sesa puna që nuk paguhet mjaftueshëm dhe në mënyrën përkatëse dhe kushtet e dobëta të punës), megjithatë atmosfera sociale dhe pasigurisë politike e ekonomike kanë një rol të rëndësishëm, siç ka edhe perceptimi për sistemin e dobët arsimor dhe se ekziston diskriminimi”, thuhet në sondazh.

Aty sugjerojnë që përmirësimi i cilësisë së jetës përmes sigurimit të mundësive për vende pune që i përshtaten aftësive dhe që do të vlerësojnë punën e të rinjve është thelbësore për t’i bërë ata të qëndrojnë ose të kthehen në vend.

“Si pjesë e cilësisë së përgjithshme të jetës, krijimi i sistemeve cilësore dhe funksionale për arsim, shëndetësi dhe drejtësi ka një rëndësi të madhe”, është theksuar në publikimin e Qendrës për hulumtime dhe krijim të politikave.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments