Komisioni për parandalimin e korrupsionit për rastin me ndryshimin e Planit të detajuar urbanistik në Komunën e Karposhit për pompën e benzinës Pucko Petroll, ka parashtruar nismë deri te Prokuroria për krim të organizuar dhe korrupsion që të hapë lëndë për këtë rast për shkak se vlerëson se është bërë ndryshim joligjor i PDU-së. Ky Plan i detajuar urbanistik sipas KSHPK nuk ka qenë në përputhje me Planin e përgjithshëm urbanistik dhe njëherë tashmë është shfuqizuar nga Gjykata Kushtetuese për shkak se parcela është paraparë për objekte të tjera dhe andaj kërkon që edhe Ministria për vetëqeverisje lokale të shpërbëjë Këshillin e Komunës së Karposhit.
“KSHPK ka vërtetuar gjendjet që tregojnë dyshime për punë të papërgjegjshme, përdorimi i postit zyrtarë dhe autorizimeve dhe ryshfet për çka ka parashtruar nismë deri te Prokuroria themelore publike për përndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit kundër pjesëmarrësve në procedurën për sjelljen e Planit të Detajuar Urabistik. Deri te Ministria për vetëqeverisje lokale të RMV të parashtrohet ankesë për veprim të mëtutjeshëm dhe shpërbërjen e Këshillit të Komunës së Karposhit”, tha Shemsi Sallai, anëtar i KSHPK.
Një rast tjetër për të cilin Antikorrupsioni hapi lëndë, është ndaj ushtruesit të detyrës së drejtorit të spitalit të Ohrit për shkak të dyshimeve për keqpërdorime në nënshkrimin e aktvendimeve, vendimeve dhe lidhjen e kontratave, në të cilat e ka angazhuar vëllain e tij për avokat. E gjithë kjo është bërë edhe pse ai vetë nuk ka pasur vendim për udhëheqës nga Ministria e Shëndetësisë, por edhe Bordi Drejtues i spitalit nuk ka vepruar sipas ligjit gjatë zgjedhjes së drejtorit të spitalit, të gjitha këto janë bërë nga ministri i kaluar Bekim Saliu dhe nga ai aktuali, Fatmir Mexhiti. Antikorrupsioni kërkon shkarkimin e ushtruesit të detyrës dhe anëtarëve të Bordit Drejtues.