Polonia ka përfunduar një marrëveshje 30-vjeçare me Rusinë për furnizimet me gaz, ka njoftuar të hënën ministrja polake e Klimës, Anna Moskwa.
“Polonia nuk e vazhdon marrëveshjen ndërqeveritare të gazit të vitit 1993 mbi Yamal (tubacion). Agresioni rus kundër Ukrainës konfirmoi korrektësinë e vendosmërisë e qeverisë polake në drejtim të pavarësisë së plotë nga gazi rus”, shkroi Moskwa në Twitter, përcjell CNN të hënën.
Ajo shtoi se Polonia e ka ditur gjithmonë se Gazpromi nuk është partner i besueshëm.
Marrëveshja 30-vjeçare ka përfshirë furnizimin me gaz nëpërmjet tubacionit Yamal dhe ndërtimin e mirëmbajtjen e infrastrukturës në lidhje me transitin e gazit përmes Polonisë.