8.6 C
Tetovo
E shtunë, 10 Maj, 2025
BallinaLajmeBotaPolonia identifikon 45 spiunë rusë, Moska e kërcënon me hakmarrje: Mos i...

Polonia identifikon 45 spiunë rusë, Moska e kërcënon me hakmarrje: Mos i dëbo!

Agjencia e spiunazhit të Polonisë ABW tha sot se kishte identifikuar 45 diplomatë rusë të dyshuar si spiunë dhe shtoi se i kishte kërkuar Ministrisë së Jashtme t’i dëbonte ata.

“Shërbimi i Sigurisë së Brendshme ka përpiluar një listë me 45 persona që punojnë në Poloni që pretendojnë se kryejnë aktivitete diplomatike, kur në fakt ata po kryenin aktivitete spiunazhi kundër Polonisë, ” u tha gazetarëve Stanislav Zarin, një zëdhënës i ABW.

Një zëdhënës i qeverisë polake tha se ambasadori rus në vend ishte thirrur në Ministrinë e Jashtme dhe shtoi se Varshava do të njoftojë hapat e saj të ardhshëm pas takimit.

Nga ana e saj, Rusia paralajmëroi Poloninë për hakmarrje në rast se Varshava do të dëbonte diplomatët e saj, raportoi RIA Novosti, duke cituar Ministrinë e Jashtme ruse.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments