Kryeministri polak Mateusz Morawiecki ka thënë se qeveria e tij ka dërguar tanke në Ukrainë.
Gjatë një interviste me stacionin televiziv privat Polsat News, Morawiecki u pyet nëse Polonia kishte dërguar ose do të dërgonte tanke në Ukrainë. Ai u përgjigj “po” pa dhënë më shumë detaje.
Ai tha se do të lëshonte më shumë informacion “në kohën e duhur”, por nuk do të zbulonte se sa tanke ishin dorëzuar për arsye sigurie.
Prej disa javësh, spekulohet se Polonia po furnizon Ukrainën me tanke T-72 të epokës sovjetike. Ministria e Mbrojtjes nuk pranoi të komentojë mbi thashethemet.
Morawiecki tha se çështja nëse Polonia po furnizonte Ukrainën me avionë luftarakë të epokës sovjetike MiG-29 tani ishte “e mbyllur”. Në mars, Polonia tha se ishte gati të vendoste aeroplanë në bazën ajrore amerikane në Rammstein në Gjermani dhe t’i vërë ato në dispozicion të ushtrisë amerikane, por Uashingtoni e refuzoi ofertën.
“Nuk ka nevojë të tillë, nuk ka kërkesa të tilla”, tha ai kur u pyet nëse po mendonte ende të dërgonte avionë në Ukrainë.