Politikani shqiptar, Koço Kokëdhima, ka folur rreth idesë së legalizimit të kanabisit.
Madje ish deputeti socialist ka theksuar se një legalizim për çështje mjekësore është i domosdoshëm.
Tutje, ai ka thënë se kanabisi si bimë është e bekuar nga Zoti.
“Argumenti për të cilin flasim nuk ka të bëjë me zhvillimin e ekonomisë kriminale. Kanabisi meriton pak vëmendje, nuk është bima e kanabisit kriminale, as një gjë e keqe. Kanabisi është një bimë e mrekullueshme e bekuar nga zoti që ka cilësi të jashtëzakonshme”, tha Kokëdhima.
Ka disa ditë që në Shqipëri po diskutohet rreth legalizimit të kanabisit.