Ambasadorët e BE do të diskutojnë bisedimet e pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë sot, njoftoi portali Politico dhe sipas burimeve diplomatike, kuadri i negociatave tashmë po konsiderohet në Bruksel që nga dje.
Diplomatët informuan se Bullgaria pritet të thotë “JO” në fillimin e konferencës së parë ndërqeveritare me Maqedoninë.
Në një dokument të shpërndarë nga Sofja te qeveritë e BE, parë nga një gazetar i Politico, Bullgaria thotë se e konsideron atë që po ndodh në Maqedoni një “ideologji anti-Bullgare e sponsorizuar nga shteti”, shkruan portali i njohur.