Të mërkurën, më 23 korrik, oficerët e policisë nga Departamenti për kundër krimit të krganizuar në kuadër të MPB-së sekuestruan dokumentacion nga komuna e Çairit dhe Ministria e Transportit dhe Lidhjeve në lidhje me ndërtimet e paligjshme për të cilat kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, ka ngritur alarmin për një kohë të gjatë.Nga MPB thonë për “Sloboden Peçat” se e bënë këtë pasi më parë kishin marrë një urdhër nga Prokuroria për të ndjekur penalisht krimin e organizuar dhe korrupsionin dhe një urdhër nga një gjyqtar në procedurë paraprake.
Më 23.07.2025, në bazë të një Urdhri të gjyqtarit të procedurës paraprake, policia nga Departamenti për Shtypjen e Krimit të Organizuar dhe të Rëndë pranë Ministrisë së Brendshme sekuestruan dokumentacion nga Komuna e Çairit dhe Ministria e Transportit dhe Lidhjeve”, thonë nga MPB.
Ndryshe, kryetarja e Shkupit, Danella Arsovska, paraqiti një kallëzim penal në Prokurorinë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit kundër kryetarit të Komunës së Çairit, Visar Ganiu, dhe disa punonjësve të tjerë të komunës, duke deklaruar se komuna dyshohet se përdor një regjistër të falsifikuar në të cilin janë regjistruar kërkesat për legalizimin e ndërtesave pa leje.