Ministria e Punëve të Brendshme ka demantuar se personi i cili më datë 11.08.2023 në sheshin e Tetovës, ka shpalosur flamurin e “Shqipërisë etnike”, nuk është pjesëtar i policis, ashtu sic thonë ata, është spekuluar këto ditë, raporton SHENJA.
Po ashtu ata publikuar fotografin e atij personit, duke thënë se nëse e vërejnë, apo kanë ndonjë informacion për të, menjëherë të paraqiten në polici.
“Çdokush kush ka ndonjë informacion e që mund të ndihmojë në hetimin të cilin SPB Tetovë është duke e udhëhequr në koordinim me Prokurorin Publik, menjëherë të raportojnë në stacionin më të afër policor ose të paraqiten në numrat e telefonit 192 ose 112”, thuhet në njoftimin e policisë. /Tv SHENJA/