Më 07.10.2025, zyrtarët policorë nga Njësia për Tregti të Paligjshme me Drogë pranë SPB Shkup kanë kryer kontroll në shtëpinë dhe hapësirat e tjera të M.J. (40) nga Shkupi.
Gjatë kontrollit janë gjetur dy qese najloni me amfetaminë, pesë shishe me amfetaminë të lëngshme dhe përbërës për prodhimin e saj, një peshore digjitale me gjurmë kokaine dhe substanca të tjera paraprake për prodhim të amfetaminës.
Personi është arrestuar dhe pas dokumentimit të rastit do të ngrihet kallëzim penal sipas nenit 215 të Kodit Penal.