9.9 C
Tetovo
E mërkurë, 8 Tetor, 2025
BallinaLajmePolicia me detaje për plagosjen në Kumanovë, arrestohet bashkëshortja e mjekut

Policia me detaje për plagosjen në Kumanovë, arrestohet bashkëshortja e mjekut

Policia e Kumanovës ka privuar nga liria A.A. (43) nga Tetova, e dyshuar për përfshirje në përpjekjen për vrasjen e bashkëshortit të saj Z.SH. (43) nga fshati Sllupçan, komuna e Likovës, përcjell Zyrtare.net

Në kuadër të hetimeve, gjashtë persona janë ftuar për bisedë informative në Stacionin e Policisë në Kumanovë, ndërsa me urdhër gjyqësor është kryer bastisje në shtëpinë e B.S. (50) nga Kumanova.Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj A.A. do të ngrihet kallëzim përkatës penal. Ndërkohë, ndaj personit të dyshuar për tentim vrasjeje, Lj.F. (36) nga Gostivari, i cili ende ndodhet në arrati, do të parashtrohet kallëzim penal në koordinim me Prokurorinë Themelore Publike.

Ministria e Punëve të Brendshme po ndërmerr masa intensive për gjetjen e të dyshuarit dhe sqarimin e plotë të rastit./Zyrtare.net/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments