-1.2 C
Tetovo
E premte, 21 Shkurt, 2025
BallinaLajmePolicia kontrollon bastoret e Tetovës! Konstatohen parregullsi, gjenden fëmijë në pikat e...

Policia kontrollon bastoret e Tetovës! Konstatohen parregullsi, gjenden fëmijë në pikat e bastit

Nga Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë njoftojnë se në bashkëpunim me Drejtorinë e të Ardhurave Publike kanë kryer kontrolle në bastoret e Tetovës, përcjell TV21. Sipas njoftimit, janë konstatuar disa parregullsi.

“Me datë 16.02.2025, në periudhën prej orës 15:25 deri në ora 17:50, zyrtarët policorë nga SPB Tetovë në bashkëpunim me Inspektoratin Shtetëror të Punës dhe Drejtorinë e të Ardhurave Publike kanë kryer kontroll aksion në katër pika bastesh sportive në Tetovë dhe dhe rrethinë.  Gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar pesë kompjuterë që nuk kishin licencë për softuerin e sistemit operativ, të dënueshme nga neni 286 i Kodit Penal.  Gjithashtu, në një bastore sportive në Tetovë janë gjetur edhe tre të mitur, të cilët u janë dorëzuar prindërve të tyre.  Pas dokumentimit të rastit, do të përgatiten parashtresat përkatëse”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments