7.6 C
Tetovo
E enjte, 28 Nëntor, 2024
BallinaLajmePolicia hynë në Akademinë e Gjyqtarëve të RMV-së, konfiskohen të dhënat kompjuterike,...

Policia hynë në Akademinë e Gjyqtarëve të RMV-së, konfiskohen të dhënat kompjuterike, telefonat dhe dosjet e gjyqtarëve dhe prokurorëve

Ministria e Punëve të Brendshme ka hyrë pasditen e sotme në Akademinë për Gjyqtarë dhe Prokurorë Publikë të Maqedonisë.

Sipas informacionit të shkurtër zyrtar të MPB-së për “Fokus”, të dhënat elektronike janë marrë nga sistemet kompjuterike, celularët dhe dosjet e gjyqtarëve dhe prokurorëve tashmë të zgjedhur.

“Ministria e Brendshme – Departamenti për Policinë kundër krimit dhe Departamenti për Luftën e Krimit të Organizuar veprojnë sipas Urdhrit të Gjyqtarit të procedurës paraprake dhe sipas kërkesës së Prokurorisë Publike Themelore për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsioni.

Të dhënat elektronike janë marrë nga sistemet kompjuterike, telefonat celularë dhe dosjet e gjyqtarëve dhe prokurorëve tashmë të zgjedhur.

Aksioni policor është ende duke vazhduar”, njoftojnë nga MPB.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments