2.7 C
Tetovo
E mërkurë, 22 Janar, 2025
BallinaLajmePolicia gjyqësore kërkon rritje të pagave, kanë protestuar para Ministrisë së Drejtësisë

Policia gjyqësore kërkon rritje të pagave, kanë protestuar para Ministrisë së Drejtësisë

Policia gjyqësore ankohet se është diskriminuar në ndryshimet në Ligjin për Shërbimet Gjyqësore. Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Policisë Gjyqësore, Vladimir Litovski, thotë se të gjithë punëtorëve të tjerë në gjykata u janë rritur pagat për 15%, ndërsa vetëm policëve për 2%.

Gjatë protestës Litovski u thirr nga ministri Nikolla Tupancevski. Ai premtoi se deri në fund të javës do të bisedojë me Ministrinë e Financave për të plotësuar kërkesën për rritjen e pagës bazë me 15%. Litovski shtoi se shpeshherë ndodh që zyrtarët e gjykatës të harrohen.

Policët protestues i dhanë afat ministrit Tupancevski deri në fund të javës për ta përmbushur kërkesën e tyre, në të kundërtën paralajmëruan se do të vendosin tenda para ministrisë deri në plotësimin e kërkesës së tyre. Litovski u ankua edhe për mungesën e kuadrove dhe tha se në vend janë rreth 180 policë gjyqësorë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments