11.9 C
Tetovo
E hënë, 16 Shtator, 2024
BallinaLajmePolicia fton për intervistim disa përfaqësues serbë pas mbylljes së pesë komunave...

Policia fton për intervistim disa përfaqësues serbë pas mbylljes së pesë komunave paralele në veri

Policia e Kosovës ka ftuar për intervistim pesë serbë përfaqësues të nstitucioneve paralele në veri të vendit të cilat u mbyllën nga institucionet e Kosovës të premtën.

Personat në fjalë dyshohen për falsifikim të dokumenteve.

Këtë për mediat e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e Veriut, Veton Elshani.

“Pesë jemi të interesuar t’i intervistojmë, katër prej tyre ua kemi dorëzuar ftesat, ndërsa njëri nuk ka qenë në Kosovë”, ka thënë Elshani

Të premten , ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal Elbert Krasniqi ka bërë të ditur  janë mbyllur komuna paralele e Qarkut të Mitrovicës së Kosovës, komuna paralele e Mitrovicës, ajo e Zveçanit, komuna paralele e Zubin Potokut dhe komuna paralele e Leposaviqit.

“Këto pesë sot i bashkohen shtatë komunave të tjera paralele të cilat u mbyllën në Prizren, Pejë, Suharekë, Istog, Klinë, Rahovec dhe Dragash. Institucionet e Republikës së Kosovës ofrojnë shërbime për të gjithë qytetarët, pa dallim. Ato janë adresa e duhur për të gjitha kërkesat dhe nevojat e qytetarëve tanë. Mbesim të përkushtuar për sa më shumë shërbime me cilësi sa më të lartë”, kishte shkruar Krasniqi në Facebook.

Derisa bashkësia ndërkombëtare kanë reaguar për mbylljen e këtyre institucioneve duke thënë se  e se veprimet e Qeverisë së Kosovës janë të pakoordinuara dhe mund të rrisin rrezikun për përshkallëzim./21Media

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments