Tetë automjete të parregullta teknikisht, prej të cilëve tre në Tetovë dhe pesë në Gostivar, kanë gjetur dhe sanksionuar nëpunësit policor të SPB-së Tetovë në kontrollin për parregullsi teknike të automjeteve që realizojnë transport publik të udhëtarëve, kryesisht autobusë dhe furgonë.
Gjashtë nga automjetet e sanksionuara, tre nga Tetova dhe pesë nga Gostivari, kishin frena të parregullt. Një automjet nga Gostivari ishte me pajisje të parregullt për qarkullim, ndërsa njëri gjithashu nga ky qyteti nuk kishte realizuar kontrollim teknik.
“Të gjitha automjetet të parregullta teknikisht janë përjashtuar nga trafiku dhe për to janë përgatitur padi përkatëse. Gjatë kontrollit, gjithashtu, janë sanksionuar edhe katër lloje tjera të kundërvajtjeve në trafik, nga dy në Tetovë dhe në Gostivar”, kumtoi MPB