1.4 C
Tetovo
E martë, 24 Dhjetor, 2024
BallinaLajmePolicia e RMV-së ngriti padi penale ndaj tre personave për keqpërdorime në...

Policia e RMV-së ngriti padi penale ndaj tre personave për keqpërdorime në tenderë

Policia e Maqedonisë së Veriut ka ngritur kallëzim penal ndaj tre personave nën dyshimet se kanë kryer vepra penale ,gjatë realizimit të tenderëve në periudhën prej gushtit të vitit 2022 e deri në prill të vitit 2023.

“Kallëzim penal ndaj 37 vjeçares nga Shkupi – udhëheqëse e subjektit juridik nga Shkupi, 42 vjeçarit F.B. nga Shkupi – udhëheqës i subjektit tjetër juridik nga Shkupi dhe 46 vjeçarit D.G. nga Shkupi”, raportoi policia.

Ata dyshohen për keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar dhe keqpërdorime në procedurat për prokurime publike.

E akuzuara e parë, ka realizuar tenderë në interes të saj në një burg dhe tri shkolla të Shkupit, edhe pse ishte e angazhuar aty si shërbime këshilluese në fushën e prokurimeve publike. Ajo aty në emër të subjektit të parë dhe të dytë, si institucione private mjekësore, kishte aplikuar në tenderë, ku vetë i kishte publikuar tenderët.

I akuzuari I dytë I ka mundësuar dy të akuzuarve tjetër të shfrytëzojnë të dhënat e kompanisë së tij që të garojnë për tenderë, ndërsa ai i treti ka keqpërdorur të dhënat e shkollës.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments