13.1 C
Tetovo
E premte, 20 Shtator, 2024
BallinaLajmePolicia e Kosovës del me njoftimin e fundit: Tregon se çka konfiskoi...

Policia e Kosovës del me njoftimin e fundit: Tregon se çka konfiskoi gjatë operacionit në veri, ku u mbyllen objektet ilegale

Gjatë operacionit policor, i cili përfundoi me ndërprerjen e aktiviteteve ilegale dhe mbylljen e pesë objekteve të komunave ilegale në veri të Kosovës, në cilësinë e provave materiale janë konfiskuar dokumentacione, pajisje teknologjike dhe dëshmi relevante që ndërlidhen me aktivitetet ilegale, të ushtruara nga strukturat ilegale në këto objekte.

“Po ashtu Policia e Kosovës gjatë realizimit të detyrave policore në një operacion të ndarë në objekte përcjellëse të spitalit në Mitrovicë Veri, gjatë kontrollit ka gjetur dhe sekuestruar; një xhaketë ushtarake, një çantë krahu, disa fishek me rrethatore, dy thika dhe mbështjellës/këllëf të armës së gjuetisë”, shkruan në njoftimin e PK-së.

Aty u bë e ditur se i tërë operacioni policor është realizuar në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë.

“I tërë operacioni policor është realizuar në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë përderisa ka përfunduar në orët e mbrëmjes pa ndonjë incident apo rast për tu veçuar, ndërsa procedurat e mëtejme hetimore do të vazhdojnë nga njësitet relevante policore nën autorizimin e prokurorisë kompetente”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments