11.9 C
Tetovo
E hënë, 16 Shtator, 2024
BallinaLajmePolicia: Dy protestat e paparalajmëruara në veri të Mitrovicës përfunduan pa incidente

Policia: Dy protestat e paparalajmëruara në veri të Mitrovicës përfunduan pa incidente

Policia e Kosovës ka njoftuar se në dy lokacione në veri të Mitrovicës janë mbajtur protesta mëngjesin e së hënës.

Sipas njoftimit, protestat kanë nisur në orët e hershme të mëngjesit, dhe policia kishte marrë masat e nevojshme për të siguruar rendin dhe qetësinë publike.

Edhe pse protestat nuk ishin të paralajmëruara më parë, Policia e Kosovës ka theksuar se respekton të drejtën e qytetarëve për shprehjen e lirë përmes tubimeve dhe protestave të qeta, sipas ligjit mbi tubimet publike.“Policia e Kosovës, edhe pse protestat kanë qenë të paparalajmëruara, sipas ligjit mbi tubimet publike, e njeh të drejtën e qytetarëve për shprehjen e lirë përmes tubimeve e protestave të qeta, dhe sipas detyrës zyrtare angazhohet që të ofrojë siguri për të gjithë qytetarët, përfshirë edhe protestuesit, në mënyrë që mbarëvajtja e protestave të kalojë e qetë dhe pa incidente”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Rreth orës 08:45, protestat përfunduan pa incidente dhe protestuesit u shpërndanë pa ndonjë problem të evidentuar.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments