14.5 C
Tetovo
E mërkurë, 21 Maj, 2025
BallinaLajmePolicia detaje për bastisjet në aksionin “Bunker” për anëtarët e grupit Bellanoca-Baron.4...

Policia detaje për bastisjet në aksionin “Bunker” për anëtarët e grupit Bellanoca-Baron.4 persona të arrestuar…

Një operacion i ri policor është realizuar mëngjesin e sotëm. Ekipet policore të udhëhequra nga një prokuror që merret me rastin me emrin e koduar “Bunker” kanë kryer kontrolle në pesë lokacione në Shkup, njoftoi Prokuroria për Ndjekjen Penale të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (PTHP NKOK). Për rastin me detaje kanë dalur edhe nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Aksioni, siç  informoi Prokuroria, është rezultat i provave të marra në kuadër të procedurës hetimore kundër anëtarëve të grupit kriminal Bellanoca-Baron.

Ministria e Punëve të Brendshme, njoftoi se gjatë kontrolleve, janë ndaluar katër persona, në shtëpinë e njërit prej të dyshuarve, siç theksohet në njoftim, është gjetur sasi e madhe marihuane, e cila do t’i nënshtrohet analizës mjeko-ligjore.

Nga aty njoftojnë se, ekziston dyshimi i bazuar se katër të arrestuarit kanë kryer veprën penale “shoqërim kriminal” dhe veprën penale të “vrasjes”, dhe njëri nga të dyshuarit ka kryer edhe veprën penale të “prodhimit dhe shpërndarjes së paautorizuar të drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”. 

“Sipas provave të ofruara, gjatë vitit 2023, të dyshuarit u bënë anëtarë të një grupi që vepronte për një periudhë më të gjatë kohore dhe synonte të kryente krimet e hakmarrjes dhe vrasjes me pagesë, të cilat dënohen me dënim me burg prej të paktën 10 vjetësh ose burgim të përjetshëm, si dhe krime të tjera. Ata, duke pranuar vendimet dhe udhëzimet e organizatorëve të grupit kriminal, ndërmorën vazhdimisht veprime për të siguruar kushtet, për të hequr pengesat dhe për të vënë në dispozicion fonde për ekzekutimin e urdhrave për të privuar njerëzit nga jeta. Kështu, tre nga të dyshuarit, gjatë muajit korrik 2023, në territorin Maqedonisë dhe Greqisë, të nxitur dhe me urdhër të një organizatori të dyshuar më parë të grupit, ndërmorën veprime për të zbuluar vendndodhjen e palës së dëmtuar dhe për të siguruar mjetet për të kryer krimin, gjatë të cilit një anëtar i një grupi të organizuar kriminal kundërshtar u privua nga jeta në Greqi. Në maj të vitit 2024, përpara një objekti në të ashtuquajturën Rruga “Pllasticarska”, dy të dyshuar kryen vrasjen e një personi dhe, ndërsa largoheshin nga vendi i ngjarjes, qëlluan drejt një automjeti të parkuar aty pranë, duke plagosur persona të tjerë, njëri prej të cilëve vdiq”, thuhet tutje në njoftimin e policisë. 

Në dhjetor të vitit të kaluar, Prokuroria Publike informoi se gjithsej 18 persona, anëtarë të grupit kriminal Bellanoca-Baron, ishin të dyshuar në aksionin që ata kryen me Ministrinë e Brendshme në disa lokacione në komunat e Shkupit Çair, Haraçinë, Shuto Orizare, Butel dhe Studeniçan.

Ata akuzohen për krime të rënda, nga vrasje, bashkëpunim kriminal deri te krime të rënda kundër sigurisë publike dhe zhvatje. Ata akuzohen për disa vrasje të kryera vitet e fundit, disa me urdhër dhe disa në shenjë hakmarrjeje. Për më tepër, anëtarët e grupit dyshohet se qëndrojnë pas djegies së ndërtesave dhe automjeteve në territorin e Shkupit, si një mënyrë për të zhvatur para, e cila kryhej çdo muaj.

Siç raportuan në atë kohë, u kryen bastisje në 30 lokacione dhe u gjetën sasi të mëdha parash, ari, armë zjarri dhe sende të tjera.

Në aksionin e asaj kohe, sipas Prokurorisë, u arrestuan katër persona, dhe njëri u dorëzua në stacionin e policisë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments