Të premten rreth orës 17:00, zyrtarët policorë me urdhër bastisje kanë hyrë në shtëpinë e një 25-vjeçari nga Shkupi.
Djali me të cilin kanë kryer veprime zyrtare jeton në Karposh dhe, siç mëson portali MKD.mk, është koleg i punësuar në MPB, përkatësisht është polic i stacionit policor në Gjorçe Petrov.
Gjatë kontrollit u gjet dhe u sekuestrua marihuana.
Ai është ndaluar në Komisariat dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës, bëjnë të ditur nga MPB.