9.2 C
Tetovo
E premte, 10 Janar, 2025
BallinaLajmePolicët t’i paralajmërojnë qytetarët për letërnjoftimet e vjetra nëse kanë afat, thotë...

Policët t’i paralajmërojnë qytetarët për letërnjoftimet e vjetra nëse kanë afat, thotë Toshkovski

 Ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski sot nga Grupçini i Tetovës njoftoi se një numër i madh i dokumenteve personale janë ndryshuar me emrin e ri kushtetues, por kërkoi nga policia që vetëm t’i paralajmërojë ata që nuk e kanë bërë këtë deri më tani. Sipas Toshkovskit, qytetarët nuk duhet të dëmtohen nga politikat e gabuara të pushtetit të kaluar.

“Një numër i madh i patentë shoferëve tashmë janë ndërruar, një herë kam bërë thirrje publike për të gjithë policët, se nuk duhet të dënohen qytetarët e Maqedonisë sepse në të kaluarën ka pasur politikanë që nuk e kanë dashur vendin e tyre. U bëj thirrje që të zbatojnë dispozitat ligjore që kanë të bëjnë me paralajmërimet dhe duke vënë në dukje të gjithë ata që, le të themi, gjatë kësaj periudhe të adaptueshme do të gjenden me patentë shofer që është e vlefshme brenda afatit, por që nuk është në përputhje me dispozitat e ligji. Nëpunësit policor duhet ta kenë parasysh gjatë veprimit, dipozitat të cilat janë të përcaktuara me ligj në pjesën për paralajmërim dhe informim janë me qëllim që mos të transferohet kjo pakujdesi dhe mosdashuri ndaj vendit ë tyre nga aspekti i gjithçkaje që do të thotë se qytetarët e paguajnë çmimin”, tha Toshkovski nga departamenti i policisë në Grupçin, ku është hapur zyra e re për shërbime administrative.

Ai tha se letërnjoftimet e vjetra nuk kanë nevojë të ndërrohen nëse kanë afat. Me ato mund të kalohet edhe kufiri shtetëror.

“Në bazë të letërnjoftimit të vlefshëm, është absolutisht e mundur që të dalin nga territori i Maqedonisë në kuadër të atyre vendeve me të cilat kemi lidhur marrëveshje dypalëshe në mënyrë që ata të dalin dhe të hyjnë me letërnjoftim të vlefshëm. Letërnjoftimi i vlefshëm mund të bëhet i papërdorshëm vetëm nëse shteti e përcakton këtë në përputhje me ligj ose akt tjetër. Aktualisht nuk ka një akt të tillë në Maqedoni. Të gjitha letërnjoftimet që janë të vlefshme në periudhën e lëshimit të tyre do të mund të përdoren me të gjitha shtetet me të cilat kemi marrëveshje”, tha Toshkovski.

Ministri vlerësoi se një numër i madh i pasaportave janë lëshuar në përputhje me emrin e ri kushtetues, se nuk ka turma, ndërsa procedurat po zhvillohen pa probleme të mëdha.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments