22.2 C
Tetovo
E diel, 3 Gusht, 2025
BallinaLajmePolicët e Maqedonisë do të vozisin “Peugeot 408”, MPB nis procedurën për...

Policët e Maqedonisë do të vozisin “Peugeot 408”, MPB nis procedurën për blerjen e 120 veturave

Ministria e Punëve të Brendshme ka përzgjedhur ofertën më të favorshme për blerjen e 120 automjeteve për nevojat e policisë, transmeton TV21.

Sipas “360 gradë”, njoftimi është publikuar në faqen zyrtare të Byrosë për Prokurime Publike, por vendimi duhet të zyrtarizohet përmes nënshkrimit të kontratës.Zgjedhja është bërë pas ankandit elektronik të mbajtur dje, në të cilin kanë garuar tre kompani.

Oferta më e mirë është shpallur ajo e kompanisë “Euroimpex”, e cila ka garuar me modelin “Peugeot 408”, me një çmim prej rreth 27.250 eurosh për automjet.
Kompania “Josifov” ka konkurruar me modelin “Škoda Octavia” me çmim prej rreth 31.500 eurosh për veturë, ndërsa “Excelior Holding Group” ka ofruar modelin “Mazda 3” me një çmim prej rreth 33.200 eurosh për veturë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments