12.2 C
Tetovo
E hënë, 24 Mars, 2025
BallinaLajmePOGRADECI SI TIRANA! Çmimi i apartamenteve, deri në 1.200 euro m2...

POGRADECI SI TIRANA! Çmimi i apartamenteve, deri në 1.200 euro m2…

Rritja e kërkesës për të pasur një shtëpi në Pogradec, për pushime apo rezident, dhe nga ana tjetër mungesa e stokut të apartamenteve, ka bërë që çmimi i tyre vitet e fundit të rritet ndjeshëm. Familjet e reja në qytetin juglindor e kanë të vështirë për të blerë një banesë, ndërsa emigrantët janë më të interesuar.Çmimi i apartamenteve për pushime apo edhe për të blerë është rritur ndjeshëm edhe në Pogradec.

    Sipas përfaqësuesve të agjencive imobiliare një nga arsyet kryesore për këtë situatë është mungesa e stokut në qytetin liqenor.

    Aktualisht tregu në Pogradec ka prona në shitje, por nuk mund të flitet për stok dhe kjo ka sjellë rritje të çmimeve, përafërsisht 1.200 euro për m2.

    Kryesisht janë emigrantët ata që kërkojnë të kenë shtëpi në Pogradec, ndërsa një familje e re në qytet e ka të vështirë për shkak të çmimit.

      Trendi i rritjes së çmimit apartamenteve është i njëjtë edhe në Korçë. Pogradeci vitet e fundit nuk ka pasur ndërtime të reja për shkak të mungesës së një plani urbanisitiki cili hyri në fuqi vetëm 2 vjet më parë.

      RELATED ARTICLES
      - Advertisment -

      Most Popular

      Recent Comments