9.6 C
Tetovo
E premte, 22 Nëntor, 2024
BallinaLajme“Po u prek shqipja, sheshet e Shkupit do të mbushen” – Kryetari...

“Po u prek shqipja, sheshet e Shkupit do të mbushen” – Kryetari i BDI-së kërcënon, Mickoski thotë se është i shqetësuar

Rriten tonet kërcënuese në relacion Mickoski – Ahmeti. Kryetari i BDI-së paralajmëron se do të mbushen sheshet e Shkupit nëse preket gjuha shqipe. Përkundër akuzave nga Mickoski se BDI po mundohet të destabilizojë shtetin, Ahmeti thotë se shteti po dëshiron destabilizim. Arsyeja është vendimi i Kushtetueses për Ligjin për gjuhët.

Mikoski vlerësoi se Ahmeti po shfrytëzon retorikë luftarake duke bërë thirrje për trazira, por siç shtoi, kjo nuk do të ndodh sepse shqiptarët janë të vetëdijshëm për aktivitetet e Ahmetit. Sipas Kryeministrit këto porosi të Ahmetit janë presion ndaj gjykatësve kushtetues.

Jo vetëm për çështjen e gjuhës, Ahmeti dhe Micksoski u përplasën edhe për ndikimet në gjyqësor por edhe për deklaratën e kryeministrit kur tha se ka ndjenjë se për politikanët e opozitës po afrohen probleme. Sipas BDI-së, Mickoski me këtë kërcënon dhe e keqpërdor pushtetin.

Nga BDI mendojnë se, siç njoftuan, kërcënimet e vazhdueshme të Mickoskit tregojnë arrogancë që është shenjë e pasigurisë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments