13.8 C
Tetovo
E shtunë, 12 Prill, 2025
BallinaLajmePo ridefinohet shporta konsumatore, pushimet jashtë vendit do të konsiderohen luks

Po ridefinohet shporta konsumatore, pushimet jashtë vendit do të konsiderohen luks

Ndërsa qytetarët numërojnë çdo ditë deri në pagë e produktet bazë bëhen gjithnjë e më të shtrenjta, Qeveria ka vendosur që disa fruta dhe pushimet të mos gjejnë vend në shportën e konsumit. Sipas ekzekutivit ato konsiderohen si “luks”. Shporta e re qeveritare pritet të publikohet deri në fund të këtij muaji.

“Shporta jonë mesatare e konsumit sigurisht që nuk do t’i përfshijë në përllogaritje mallrat e akcizës, siç janë alkooli, cigaret, pushimet jashtë vendit e kështu me radhë. Sepse këto i konsiderojmë si luks, po ashtu edhe frutat që nuk janë karakteristike për një sezon të caktuar të vitit – gjithçka do të bazohet në të dhëna relevante për çmimet e produkteve përkatëse që përdoren në sezon”, tha Marjan Risteski – zëvendësministër i Ekonomisë.

Por të dhënat tregojnë se në përllogaritjet e shportës minimale sindikale nuk përfshihet pushimi jashtë vendit, por pushim shtatëditor në bungalo në Dojran. Ata shtojnë se është e papërgjegjshme që Qeveria të bëjë shporta dhe t’u tregojë qytetarëve sa para u duhen për të jetuar.

“Në shportë i kemi produktet më bazike për jetesë, larg asaj që kemi pushim jashtë shtetit – përkundrazi, kemi shtatë ditë pushim në bungalo në Dojran që kushton jo më shumë se 20 mijë denarë, gjë që për ne është mjerim që një punëtor nuk mund ta përballojë, ndërkohë që duhet të punojë dhe të fitojë në këtë shtet. Por përllogaritja për tërë vitin tregon se një punëtor duhet të provojë edhe pjepër, edhe qershi, edhe shalqi, dhe gjithçka që ofron klima jonë. Aty nuk kemi as asparag, as mango, as papaja, as ndonjë pemë apo perime ekskluzive“, tha  Ivan Peshevski, Nënkryetar i Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë.

Shporta e re mesatare, edhe pse fillimisht ishte parashikuar të përgatitej nga sindikatat së bashku me autoritetet, megjithatë po përgatitet vetëm nga Ministria e Ekonomisë, Bujqësisë, Financave, Inspektorati Shtetëror i Tregut, me ndihmën e Komisionit për Mbrojtjen e Konkurrencës. Fillimisht, që shporta mesatare të verifikohet, ajo duhet të kalojë edhe nëpër Këshillin Socio-Ekonomik. Ndërkohë, shporta minimale përllogaritet me qëllim që t’i dëshmohet Qeverisë se edhe me 60 mijë denarë nuk mund të jetohet gjatë një muaji./Alsat.mk

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments