2.2 C
Tetovo
E shtunë, 23 Nëntor, 2024
BallinaLajmePo për dokumentet, jo për targat! Kurti serbëve: Keni dy muaj kohë....

Po për dokumentet, jo për targat! Kurti serbëve: Keni dy muaj kohë. Vuçiçi: Po kërkon konflikt

Pasi Kosova dhe Serbia ranë dakord për dokumentet në kufi kryeministri Albin Kurti  nuk tërhiqet nga zbatimi i vendimit për targat. në një intervistë për BBC ai deklaroi se serbët kanë dy muaj kohë për të ndryshuar targat.

Në emisionin “Hard Talk” Kurti tha se “Më 1 tetor shpresojmë që të mos kemi dokumente që nuk janë legjitime, përveç atyre të njohura si RKS apo Republika e Kosovës.

Këtë të diel para Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, tha se Kosova do marrëveshje me Serbinë, për njohjen reciproke.

Por presidenti serb e sheh këtë si një deklaratë për konflikt.

Presidenti serb, Aleksander Vuçiç, ka thënë se Serbia ka arritur që në marrëveshje me Prishtinën të nxjerrë “më të mirën e mundshme” dhe ka shtuar se kjo marrëveshje nuk është më shkrim, ndërsa Shefi i diplomacisë Evropiane Josep Borrell  reagoi duke kërkuar zgjidhjen e problemit të targave pasi tashmë beson së nuk i duhen më tensionet

Top Channel

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments