Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga sonte në emisionin “Click Plus” në TV21 ka folur për shkarkimin e gjykatësit dhe kryetarit të Këshillit për koordinimin e teknologjisë informative dhe komunikuese (TIK) në organet gjyqësore, Llazar Nanev.
Ai tha se ka kërkuar përgjegjësi për 6 vitet e kaluara kur ai ka bërë shkelje ligjore.
Lloga thotë se me këtë veprim po tregon përkushtimin e tij për të pastruar “pisllëkun që nga viti 1990”.
“Pisllëk e quaj atë që unë sot pata në konferencë për media. Shkarkimin e kryetarit të Gjykatësit dhe kryetarin e TIK-ut, i cili për 6 vite i ka ikur përgjegjësisë”, tha ministri Krenar Lloga