7.4 C
Tetovo
E hënë, 24 Mars, 2025
BallinaLajmePo bëhet plan për kthimin e pacientëve! Taravari: Gjashtë pacientë janë në...

Po bëhet plan për kthimin e pacientëve! Taravari: Gjashtë pacientë janë në gjendje kritike

https://tv21.tv/po-behet-plan-per-kthimin-e-pacienteve-taravari-gjashte-paciente-jane-ne-gjendje-kritike/

Katër pacientë në Beograd dhe dy në Lubjanë mbeten në gjendje kritike. Nga ana tjetër, disa prej pacientëve që janë mirë do të kthehen në vend javën e ardhshme.“Pesë nga gjithsej 115 pacientë do të kthehen javën e ardhshme, do të hospitalizohen në klinika… në tre spitalet e Shkupit prej nga janë dërguar dhe pas triazhit do të përcaktohet nëse do të kenë nevojë të qëndrojnë në spital apo do t’i lëmë menjëherë të shkojnë në shtëpi”, tha Arben Taravari – ministër i Shëndetësisë.Megjithatë, ka pacientë të rinj në klinikat vendase.

“Janë gjashtë pacientë të rinj të cilët nuk ishin paraqitur, të cilët janë paraqitur dje në Klinikën e Toksikologjisë dhe ne jemi duke i monitoruar, duke i triazhuar”, shtoi ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari.

Autoritetet shëndetësore bëjnë me dije se sistemi nuk duhet të relaksohet, pasi lufta do të jetë e gjatë dhe ka mundësi për përkeqësim të gjendjes te pacientët.

“Me zvogëlimin e rrezikut të djegieve akute dhe dëmtimeve respiratore, rreziku i infeksioneve fillon të rritet”, u shpreh Sasho Klekovski – Drejtor i FSSHM.

Fondi njoftoi se do të u dalë në ndihmë të pacientëve.

“Dhamë udhëzime të duhura për heqjen e kufizimeve për përshkrimin e barnave dhe pushimin mjekësor për të prekurit nga tragjedia e Koçanit dhe mjekët e familjes tashmë i kanë marrë udhëzimet”, theksoi drejtori i FSSHM Sasho Klekovski.

Autoritetet planifikojnë që një spital nga brendësia e vendit të jetë i specializuar në rehabilitimin e nevojshëm afatgjatë të pacientëve.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments