5.8 C
Tetovo
E hënë, 26 Janar, 2026
BallinaLajmePlasi humori anglez në Tetovë për Safe City dhe ligjin anti duhan...

Plasi humori anglez në Tetovë për Safe City dhe ligjin anti duhan /Mickoski i do shqiptarët. Jo me fjalë, jo me punësime – me ligje.

www.telegrami.mk

Kur nuk mundesh të ndryshosh situatën ,ndrysho veten me zemër .Tetova është kapur mat…por humori nuk mungon

Plasi humori anglez në Tetovë për Safe City dhe ligjin anti duhan /Mickoski i do shqiptarët. Jo me fjalë, jo me punësime –i do me ligje.

Safe City?
Jo për siguri. Jo për rend.
Por që shqiptarët:

  • Të mos kenë viktima (zemër e madhe),
  • dhe të mos u digjet xhepi me gjoba, se xhepi veçse është bosh nga mos-punësimet.

Prandaj projekti zbatohet pikërisht aty ku shqiptarët janë shumicë.
Pure coincidence. Very British coincidence.

Ligji anti-duhan?
Edhe më human.
Ideja është e thjeshtë:
në lokale s’pihet → shqiptarët kalojnë në duhan kaçak
blihet “nën tavolinë” → ndoshta fallco →
por hej, është ekonomi alternative pushtetarët thonë ekonomi gri

Qeveria s’të jep punë, por të jep:

  • radar,
  • gjobë,
  • dhe një cigare misterioze pa banderolë.

Në Londër do thoshin:
“It’s not discrimination, it’s character building.”

Në Tetovë thuhet më shkurt:

na do shumë, vetëm se nuk na punëson...

Falemnderit Mickoski…Falemnderit VLEN…www.telegrami.mk

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments