4.3 C
Tetovo
E martë, 26 Nëntor, 2024
BallinaLajmePlas sheri mes ASH dhe Alternativës ende pa mos nisë zgjedhjet

Plas sheri mes ASH dhe Alternativës ende pa mos nisë zgjedhjet

Në kuadër të diskutimeve që ka ngjallur çështja e ballafaqimit të liderëve shqiptarë në debat televiziv, gjatë kampanjës zgjedhore, ka nxjerrë në sipërfaqe vet polemikat e brendëshme për epitetin lider i opozitës shqiptare.

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti u deklarua i gatshëm për debat përderisa opozita të vendosë se kush i përfaqëson ato.

Kjo duket se ka ngjallur debat të brendshëm në partitë e koalicionit ASH-Alternativa, i cili mundë të vërehet qartë nga komentet e shumta nga eksponent të partive në fjalë, në profilin e gazetarit Furkan Saliu i cili e kishte ngritur iniciativën për debat politik brenda partive të taborrit shqiptarë.
Komentet flasin për faktin se Afrim Gashi si pjesëmarrës në Qeveri nuk mund të thirret në opozitë e as Bilall Kasami që është pjesë e koalicionit me LSDM-në e Zoran Zevit apo vet pushteti aktual.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments