3.8 C
Tetovo
E shtunë, 23 Nëntor, 2024
BallinaLajmeBotaPlani i Trump kundër emigrantëve të paligjshëm, Teksas i ofron presidentit të...

Plani i Trump kundër emigrantëve të paligjshëm, Teksas i ofron presidentit të zgjedhur 570 ha tokë për ndërtimin e qendrës së ndalimit

Komisionerja e Planifikimit të Tokës në Teksas, Dawn Buckingham ka njoftuar se do të vërë në dispozicion një ish fermë të blerë nga shteti për të ndërtuar një qendër ndalimi për emigrantët e paligjshëm.

Teksasi mbështet konkretisht planin e Donald Trump kundër imigracionit.

Për të ndihmuar presidentin e sapozgjedhur, shteti konservator njoftoi se do të vërë në dispozicion 570 hektarë tokë publike në kufirin jugor të Shteteve të Bashkuara për të lehtësuar “zbatimin e planeve të tij të dëbimit”. Ky njoftim u bë të enjten nga Komisioneri i Planifikimit të Tokës në Teksas, Dawn Buckingham, raporton Fox News.

“Ajo për të cilën më intereson është se ne kemi komunitete të sigurta dhe nuk ka dyshim se po humbasim shumë nga fëmijët tanë nga këta kriminelë të dhunshëm që vijnë përtej kufirit”, tha Dawn Buckingham.

Në vijim ajo shtoi se “pajtohem 100 për qind me përkushtimin e administratës Trump për të larguar këta kriminelë nga vendi ynë dhe ne jemi më se të lumtur që ofrojmë burimet tona për të lehtësuar largimin e këtyre kriminelëve të dhunshëm”.

Kjo tokë është një fermë e blerë nga shteti tetorin e kaluar, e vendosur në kontenë Starr, përgjatë Rio Grande në kufirin Shtetet e Bashkuara-Meksikë.

“Kjo është kryesisht tokë bujqësore, kështu që është e sheshtë, është e lehtë të ndërtohet. Ne mund të instalonim shumë lehtë një qendër paraburgimi atje, ndërsa prisnim largimin e këtyre kriminelëve nga vendi ynë”, shpjegon Komisioneri i Planifikimit për kanalin televiziv amerikan.

Gjatë garës për Shtëpinë e Bardhë, Donald Trump njoftoi hartimin e planit të tij për të dërguar emigrantë të paligjshëm në vendet e tyre të origjinës.

“Këto zgjedhje ishin një referendum i fuqishëm për faktin se amerikanët duan komunitete të sigurta. Ne duam që njerëzit të emigrojnë legalisht dhe vetëm legalisht dhe politikat e administratës gjatë katër viteve të fundit kanë dështuar të gjithë qytetarët amerikanë”, tha Dawn Buckingham.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments