Drejt Ukrainës po shkon gjithashtu TOS-1 shkatërruesi, të cilën Rusia e ka përdorur në Çeçeni dhe Siri. Lufta shkatërruese në Çeçeni nën pretekstin e luftës kundër terrorizmit ka justifikuar përdorimin e strategjisë së tokës së djegur nga Putin.Pasi, sipas pothuajse të gjithë analistëve, ditët e para të pushtimit të Ukrainës nuk i sollën rezultatet e dëshiruara presidentit rus Vladimir Putin, dhe pasi bota izoloi Rusinë dhe vendosi sanksione të paprecedentë, të gjithë kanë frikë se cila mund të jetë lëvizja e radhës e Putinit. Edhe pse askush nuk beson në përdorimin e armëve bërthamore deri më tani, bota ka frikë nga një përsëritje e skenarit të luftës në Çeçeni dhe Siri. Bashkëpunëtorët më të afërt të Vladimir Putin thonë se ai është kokëfortë dhe kurrë, pavarësisht çmimit, nuk don të dalë nga lufta si humbës.