Plagosja e dy serbëve në zonën e Prizrenit ka sjellë përsëri tensione në Kosovës. Gazetarja Blerta Dalloshi Berisha, në një lidhje direkte me edicionin e lajmeve në Tv Klan, përcolli më shumë detaje rreth ngjarjes.
“Ka reaguar edhe ministri i Mbrojtjes i cili ka konfirmuar se i dyshuari është pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës ndërsa ka ftuar organet e drejtësisë që të merren me rastin. Gjithashtu ka reaguar edhe Kryeministri i vendit Albin Kurti, i cili ka thënë se personi që ka shtënë në drejtim të tyre, duhet të ballafaqohet me drejtësinë, ndërsa të plagosurve u ka uruar shërim të shpejtë. Ka reaguar edhe zyra për Kosovën në qeverinë e Serbisë duke e quajtur këtë plagosje me motive etnike”./tvklan.al