Lajm i përditësuar)
Pjesëtarë të EULEX-it e KFOR-it vendosen mbi objektet afër Urës së Ibrit
Pjesëtarë të EULEX-it dhe KFOR-it të mërkurën paradite janë vendosur mbi objektet afër Urës së Ibrit, raporton Radiotelevizioni i Kosovës (RTK).
Në anën veriore të urës nga ora 11:00 është paralajmëruar protestë “e qetë dhe demokratike” e serbëve.
Serbët protestojnë sot në veri
Serbët e Kosovës kanë paralajmëruar për sot protestë në veri, në sheshin “Car Lazar”, nga ora 11:00 deri në orën 12:00.
Kjo është konfirmuar për rtv21.tv nga Veton Elshani zëvendës drejtori i Policisë së Kosovës për veriun.
Elshani ka thënë se protesta pritet të jetë e qetë. Siç ka thënë ai, arsyeja e protestës sipas organizatorëve është “gjendja e rëndë e serbëve në Kosovë”.
Ai po ashtu ka deklaruar se do të ketë policë të mjaftueshëm që gjithçka të jetë nën kontroll./21Media