Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë njofton se pas procesimit të mbi 88 për qind të votave, pjesëmarrja në zgjedhje ka qenë 39.16 për qind.Për krahasim, në zgjedhjet e vitit 2021, pjesëmarrja ka qenë 48.78%.
KQZ-ja, së shpejti, pritet të dalë edhe në konferencë për media.
Pas përfundimit të procesit të votimit, mediat në Kosovë publikuan rezultatet e Exit Poll-eve të para.
Sipas EXIT POLL këto janë rezultatet që kanë marrë subjektet politike:
Lëvizja Vetëvendosje 40.3%
Partia Demokratike e Kosovës 21.4%
Lidhja Demokratike e Kosovës 19.3%
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma Socialdemokrate 7.2%
Koalicioni për Familjen 1.8% dhe të tjerët 1.1%.
Qytetarët e Kosovës patën sot mundësinë të shprehin vullnetin e tyre gjatë orëve të votimit, ndërsa komisionet zgjedhore kanë nisin procesin e numërimit të votave.
Në garë janë 28 subjekte politike, të cilat garojnë me 1280 kandidatë për 120 karriget në Kuvendin e Kosovës.
Kandidatët kryesorë për Kryeministër të Kosovës janë Albin Kurti, Bedri Hamza, Lumir Abdixhiku, Ramush Haradinaj.
Qendrat e votimit u hapën sot në orën 07:00 dhe u mbyllën në oren 19:00.
Sipas KQZ pjesëmarrja deri në orën 15:00 në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit në Kosovë ishte 28.32 për qind.
Pjesëmarrje kjo e ulët në krahasim me zgjedhjet e vitit 2021. Në vitin 2021 pjesëmarrja deri në orën 15:00 32.32 për qind.