Franco Locatelli, president i Këshillit të Lartë të Shëndetësisë dhe koordinator i Komitetit Shkencor Teknik, njoftoi sot se pothuajse një muaj më herët se parashikimet fillestare, ilaçi i ri antiviral Paxlovid do të vihet në dispozicion edhe në Itali, i cili është një frenues i proteazës dhe është 89 % efektiv kur jepet brenda 3-5 ditët e para në progresion të rëndë të sëmundjes.
Komisioneri për Urgjencën Francesco Figliuolo, në marrëveshje me Ministrinë e Shëndetësisë, ka nënshkruar me kompaninë farmaceutike për furnizimin në vitin 2022 të 600 mijë trajtimeve të plota. Transhi i parë parashikon mbërritjen e 11200 trajtimeve në javën e parë të shkurtit dhe do të shpërndahet nga Figliuolo në farmacitë spitalore të Rajoneve, ndërsa pjesa tjetër e trajtimeve do të mbërrijë në javët dhe muajt në vijim.
Paxlovid rekomandohet për trajtimin e pacientëve të rritur në rrezik të sëmundjes së rëndë. Duhet të përdoret në fazën e parë të sëmundjes Sars-Cov2, kur simptomat janë ende të moderuara dhe pacientët nuk kanë nevojë për terapi me oksigjen, pavarësisht se kanë kushte klinike dhe kushte të mëparshme që i ekspozojnë ata ndaj rrezikut për t’u sëmurë rëndë. LaReppublica
Edel Strazimiri / SCAN