22.6 C
Tetovo
E diel, 8 Qershor, 2025
BallinaLajmePetrushevski: Nëntë milionë euro kanë përfunduar në kompaninën e Zaevit nga Bullgaria...

Petrushevski: Nëntë milionë euro kanë përfunduar në kompaninën e Zaevit nga Bullgaria e afërt me Filipçen për nxjerrjen e qymyrit(video)

 Shuma të mëdha parash, që numërohen në dhjetëra miliona euro nga shitja e qymyrit të EMV kanë përfunduar në llogaritë e kompanive në pronësi të Zaevit, të cilat kanë lidhje të ngushtë me Venko Filipcen, ka akuzuar sot Brane Petrushevski, deputet i VMRO-DPMNE-së në një konferencë shtypi të mbajtur sot.

Në fakt, siç thotë ai, kompania që i bleu xhipin luksoz Filipçes, “Zobek mining grup”, ka shitur qymyrin e EMV-së me një çmim prej 82 euro, ndërsa e ka blerë për rreth 30. Dallimi në çmim nuk hyri asnjëherë në Maqedoni.

“‘Zobek mining grup’ që në Greqi për kinse qymyr ka paguar 9 milion euro ndaj kompanisë së Zaevit në Bullgari, Gomasidra. Kjo kompani e Zaevit është e regjistruar në të njëjtën adresë në Petriç të Bullgarisë, si dhe kompania e Venko Filipçes, ‘Pauer aj8 “POëER i8 Ltd’”, ka thënë Petrushevski.

Këtu, sipas tij ekziston një dilemë dhe problem si ligjor ashtu edhe moral.

“Ndërsa Zaevi dhe Filipçe thanë se nuk kanë lidhje fare me tenderët shtetërorë, ata në fakt kanë qenë të përfshirë në skema milionëshe me tenderët shtetërorë. Ky është një skandal për të cilin Prokuroria publike duhet të hapë menjëherë procedurë dhe të reagojë. Miliona euro përfunduan në kompanitë e Zaevit, të afërm të Filipçes vetëm nga një tender. Përgjegjësi duhet të ketë”, ka thënë Petrushevski nga VMRO-DPMNE.

Linku nga video materiali:

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments