-0.5 C
Tetovo
E shtunë, 23 Nëntor, 2024
BallinaLajmePetrovska: Transparenca është arma më e mirë në luftën kundër lajmeve të...

Petrovska: Transparenca është arma më e mirë në luftën kundër lajmeve të rreme

Komunikimi është kyç për ne dhe këtë më së miri na e tregoi agresioni ushtarak kundër Ukrainës, i cili në vazhdimësi po përcillet me luftë informative me të vetmin qëllim që të cenohet besimi në vlerat e përgjithshme civilizuese, duke cenuar sovranitetin tonë si Aleancë. Përhapja e gënjeshtrave është gjithmonë mënyra më e lehtë për të arritur dhe ndikuar tek opinioni, ndërsa efektet e këtyre gënjeshtrave janë shkatërruese. Përgjegjësia e NATO-komunikatorë në këtë luftë është e madhe për të fituar fitoren e së vërtetës dhe drejtësisë dhe vlerave të përhershme civilizuese.

Këtë e theksoi ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska në fjalimin e saj në hapjen e Konferencës së NATO-s për komunikatorë, e organizuar këtë vit për herë të parë nga Maqedonia e Veriut. Sipas saj, mesazhi më i rëndësishëm politik nga ky forum është se NATO është një aleancë ushtarako-politike që është vigjilente dhe i përcjell sfidat e sigurisë nga të gjitha aspektet. I ndjek, reagon, por edhe ndryshon.

“Të gjithë ju e dini mirë doktrinën ushtarake që garanton sukses dhe parashikon katër instrumente të fuqisë kombëtare dhe ato instrumente janë informacioni, ekonomia, diplomacia dhe ushtria. Ju, NATO-komunikatorët tanë, mbani në duart tuaja një nga katër instrumentet e fuqisë. Informacioni është në duart tuaja dhe trajtimi i tij është i një rëndësie të madhe. Secili prej jush i pranishëm këtu, ndërsa jeni nga pothuajse të gjitha vendet aleate, duhet të përmbushin pa të meta rolin e tyre dhe së fundi, le të themi bashkërisht edhe një herë se NATO, 73 vjet pas themelimit të saj, mbetet aleanca më e fuqishme e udhëhequr nga vlerat e vërteta, që janë liria individuale, demokracia, të drejtat e njeriut dhe sundimi i ligjit”, theksoi ministrja Petrovska.

Ajo theksoi se është e nevojshme që mesazhet e NATO-s të arrijnë tek të gjithë, se mbi të gjitha ne besojmë në paqe, por se jemi të vendosur të mbrojmë sovranitetin tonë, demokracitë dhe lirinë tonë, ndërsa Maqedonia e Veriut, thotë ajo, si anëtarja më e re, e di se rruga më e mirë përpara është kur ne ecim së bashku me aleatët dhe njerëzit me mendje të njëjtë, të korrim përfitime, por edhe të kontribuojmë në qëllimet kolektive të Aleancës.

Në hapje të Konferencës u drejtua edhe kryeministri Dimitar Kovaçevski, ndërsa përveç ministres së Mbrojtjes Sllavjanka Petrovska, folën edhe ndihmëssekretarja e përgjithshme e NATO-s për diplomaci publike, Baiba Brazhe, ndërsa video-fjalime do të kenë edhe komandanti i Komandës federale për operacione, gjenerali Kristofer Kavoli dhe komandanti i Komandës federale për transformim, gjenerali Filip Lavinj.

Në Konferencën në Shkup do të marrin pjesë rreth 300 persona dhe do të organizohen disa panele kushtuar komunikimeve strategjike, të cilave do t’u paraprijnë disa grupe punuese në këtë fushë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments