27.4 C
Tetovo
E mërkurë, 10 Shtator, 2025
BallinaLajmePetrovska kërkon deklasifikim nga ASK-ja: Përse është zëvendësuar shefi i kontrollit të...

Petrovska kërkon deklasifikim nga ASK-ja: Përse është zëvendësuar shefi i kontrollit të brendshëm, a ka dhënë dorëheqje poligrafisti?

Unë do ta përsëris kërkesën, se kjo mbikëqyrje bëhet në interes të opinionit dhe qytetarëve dhe ata duhet të jenë imperativ për ne në punën tonë si deputetë, si përfaqësues të pushtetit popullor. Nuk e di nëse Agjencia për siguri kombëtare do të ketë guxim të bëjë deklasifikim apo deklasifikim të pjesërishëm, janë në interes në mënyrë që në hollësi të mund t’i kumtojmë opinionit, tha deputetja e LSDM-së, Sllavjanka Petrevska në deklaratë për mediumet, të cilën MIA e transmeton në mënyrë integrale.

Ajo që pres nga kjo mbikëqyrje është të na lejohet kontrolli në të gjitha dokumentet të cilat do t’i kërkojmë, të cilat agjencia kuptohet, konsideron se duhet të jenë të kapshme për ne, por ato të cialt do t’i kërkojmë.

Personalisht unë kam përgatitur rerth 30 pyetje të cilat do të bëj, ndërkaq kuptohet, janë në interes të ndriçimit të këtij rasti.

Një nga ato pyetje të cialt do t’i parashtroj, ndërkaq për fat të keq nëse takimi do të jetë i klasifikuar, nuk do të mund t’ua jap unë përgjigjen, është se çfarë ka ndodhur me poligrafistin i cili përmendet, së paku në brigingjet të cilat i ka një pjesë e opinionit, si kyç, përkatësosht ai i cili i ka bërë testimet poligrafike. Nëse është akoma në punë ai, nëse ëstë larguar, nëse ka shkuar nën presion etj? Çfarë ka ndodhur me shefin e kontrollit të brendshëm, përse ai është zëvendësuar? Sipas informatave të mia, ndoshta nuk është e vërtetë, por përse ai është zëvendësuar mu para se të fillojë ky hetim i brendshëm në agjenci dhe kështu me radhë?

Janë shumë pyetje të cilat, siç thashë, janë në interes të kësaj mbikëqyrjeje dhe sigurimit të së vërtetës rreth këtij të ashtuquajturi skandal.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments