0.7 C
Tetovo
E martë, 4 Mars, 2025
BallinaLajmePetrovska dhe Aggeler në një stërvitje me helikopterët në Krivolak

Poligoni për stërvitje ushtarake në Krivolak është e nivelit botëror dhe është e mrekullueshme që po mirëmbahet dhe modernizohet mirë, tha ambasadorja amerikane Angela Aggeler, pasi mori pjesë në stërvitjen ushtarake me helikopter, së bashku me ministren e Mbrojtjes Slavjanka Petrovska.

Ajo pohoi se investimi dhe ndihma amerikane në këtë poligon nuk ka të ndalur, sidomos mbas ndihmës së fundit në vlerë prej 31 milion dollar, ku së bashku me shumën që është miratuar më herët kapin vlerën e 137 milion dollar vetëm për një vit.

“Vitin e kaluar për vetëm 6 muaj, këtu në Krivolak janë mbajtur 10 stërvitje me partnerët e NATO-s, ndërsa ushtria jonë pothuajse çdo muaj ka stërvitje apo stërvitje në këtë poligon ushtarak, dhe kjo tregon se secili investim që është bërë në Krivolak është investim i arsyeshëm. Dua ta falënderoj ShBA-në për ndihmën plotësuese që e kanë miratuar në vlerë prej 31 milion dollar apo gjithsej me shumën e miratuar më herët kapin shifrat e 137 milion dollar edhe atë vetëm për një vit apo përndryshe, kjo shumë paraqet sa gjysma e buxhetit të ministrisë së Mbrojtjes dhe të Armatës.”, – deklaroi ministrja e mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska. 

“Ne do të vazhdojmë që të punojmë se bashku, me qëllim që edhe më tepër t’i zhvillojmë mundësitë operative në këtë poligon, me të cilën shtohet siguria dhe intensifikohet bashkëpunimi ynë. Ne do të vazhdojmë të investojmë këtu, me qëllim që bashkërisht ta shfrytëzojmë këtë poligon dhe kapacitetet e saja, për stërvitje të përbashkëta.”, – theksoi ambasadorja e ShBA-së në RMV, Angela Aggeler. 

Ministrja, Petrovska, poashtu pohoi se poligoni ushtarak në Krivolak po shfrytëzohet nga të gjitha vendet mike të RMV dhe anëtare të NATO-së, me çka armata jonë ka fituar përvojën e nevojshme dhe të veçantë në organizmin dhe zbatimin e këtyre stërvitjeve ushtarake, e të cilat sipas saj po risin gatishmërinë e armatës maqedonase.   

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments